×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani mposhtet në “Fadil Vokrri” nga Astana

    Insajderi
    26 October 2023 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ballkani ka pësuar humbje 2-1 ndaj Astanas në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

    Pas shtatë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Kamo Hovhannisyan.

    Por, festa e lojtarëve të Astanas zgjati vetëm 60 sekonda, pasi kampioni i Kosovës i barazoi shifrat.

    Ishte Edvin Kuç, ai që barazoi rezultatin në 1-1, për të rikthyer ndeshjen në baraspeshë.

    Mirëpo, Astana ia doli të rikthente epërsinë me golin e Abzal Beysebekov, që realizoi në minutën e 23-të.

    Edhe pse gjatë gjithë pjesës së dytë Ballkani kërkoi golin, ndeshja u mbyll me rezultatin e pjesës së parë (1-2).

    Viktoria Plzeni është lider i Grupit C me gjashtë pikë, ndërsa Ballkani, Dinamo Zagrebi dhe Astana kanë nga tri pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark