Kampioni i ri i Kosovës në futboll, Ballkani ka zhgënjyer në ditën kur dukej të jetë festa më e madhe në Suharekë.
Skuadra e Ballkanit, e entuziazmuar nga trofeu i titullit të kampionit i pari në histori që e sigurojë një ditë më parë, sikur ka harruar që ka ndeshje sot dhe është mposhtur në këtë sfidë me rezultat 2:3.
Gjithsesi, ishte e qartë se këtë herë motivi është në anën e Malishevës e cila e kishte shumë të nevojshme të marrë pikë, derisa suharekasit ishin të qetë dhe pa asnjë ngarkesë, dhe kjo u kushtoi në fushë.
Malisheva pas kësaj fitoreje është në pozitën e shtatë me 43 pikë aq sa ka edhe Drenica që është në vendin e tetë, pozitë kjo që dërgon në garat e barazhit, dhe kjo është një dëshmi e madhe se lufta për mbijetesë në tri xhirot e ardhshme do të jetë e jashtëzakonshme.