Ballkani dhe Ferizaj do të përballen të shtunën në Suharekë, me fillim në orën 15:00.
Do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme mes dy skuadrave, ku vendasit duan tri pikët për titullin, derisa mysafirët së paku një pikë për mbijetesën.
Tifozët e Ferizajt, Ujqit, kishin paralajmëruar udhëtim për në Suharekë për ta përkrahur skuadrën e tyre.
Gazeta Olle ka mësuar se Ballkani i ka kthyer përgjigje negative Ferizajt dhe nuk e ka aprovuar kërkesën e tyre për praninë e tifozëve ferizajas.
Arsyetimi ka qenë se në stadiumin e tyre nuk ka ndarje adekuate me barrikada dhe nuk është siguria në nivel të ketë dy grupe ultras në një tribunë.
Kësisoj Ferizaj do të jetë pa mbështetjen e tifozëve të tyre në këtë sfidë që mund të vlejë sa e gjithë sezoni.