Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, me mund të madh e ka mposhtur me rezultat 2:1 Gjilanin, në takimin e javës së 4-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Gjilani ka qenë shumë afër pikës por e lëshuan në finish të takimit.
Për Ballkanin shënuan Berisha (19’) e Manaj (78’) për Gjilanin realizoi Bilalli (59’).
Malisheva kryeson me 9 pikë, duke lënë pas Ballkanin me 9, Prishtinën 8, Llapin 7, Dritën 5 pikë etj. dhe Gjilani është në vend të nëntë me 1 pikë.