Kampioni i Kosovës, Ballkani është duke e mposhtur Slavia Pragën, në kuadër të Ligës së Konferencës, raporton Insajderi.
Golin e parë e shënoi mesfushori sulmues Ermal Krasniqi, i cili përfundoi një super aksion të Ballkanit.
Krasniqi u asistua nga kapiteni Armend Thaçit.
Slavia Praga barazoi shpejtë rezultatin pas një gabimi të Stivi Frashërit.
Megjithatë, Ballkani nuk u dorëzua dhe kaloi prapë në epërsi, përsëri nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë.
Golin e dytë e shënoi Meriton Korenica, i cili u asistua nga Albion Rrahmani.
Deri në fund të pjesës së parë kanë mbetur rreth 15 minuta. /Insajderi/