Nuk do të ketë kohë të lirë për kampionin e Kosovës, Ballkanin.
Pas udhëtimit të gjatë në Ishujt Faroe, skuadrën nga Suhareka e pret udhëtimi i shkurtër për në Shkup për ndeshjen e parë të fazës së plejofit të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë Shkupi – Ballkani, luhet të enjten e ardhshme, më 18 gusht në “Todor Proeski”.
Ndërkohë ndeshja e kthimit është më 25 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pra është e sigurt që një skuadër shqiptare do të jetë në fazën grupore të Ligës së Konferencës.
Prej skuadrave shqiptare në fazë grupore është paraqitur vetëm Skënderbeu, dy herë në Ligën e Evropës.