FC Ballkani sonte do të jetë nikoqir i kampionati aktual të Kroacisë, Dinamo Zagerbit.
Skuadra e Ilir Dajës e nisën me humbje aventurën e dytë në Uefa Conference League, ku u mposhtën në ndeshjen e parë ndaj Viktor Plzen.
Ekipi nga Suhareka, pritet të kenë mbështetje të madhe të tifozëve në stadiumin legjendat “Fadil Vokrri”, sonte duke filluara nga ora 18:45.
Kampioni aktual kroat, mbrëmë kishte barkuar në Prishtinë, ndërsa synimi i tyre është fitorja sonte ndaj kampionit të Kosovës.
Sipas vendimit të UEFA-s tifozët kroat nuk janë lejuar që të jenë sonte prezent në përkrahjen e skuadrës së tyre.
Ndërsa “Xhebrailat” kanë konfirmuar se do të mbushin tribunat e stadiumit në mënyrë që ta përkrahin skuadrën e qytetit të tyre.