×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ballkani sonte zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Klaksvik

    Insajderi
    11 August 2022 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kampioni i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani, do të kërkoj që të kalojë në fazën finale të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

    Për ta bërë këtë, skuadra e trajneri Ilir Daja duhet së paku ta ruaje epërsinë prej një goli nga ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ku triumfuan me rezultat 3-2 kundër Klaksvik, rezultat ky që nuk ofron shumë siguri.

    Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Torsvollur” dhe në rast të kualifikimit tutje, skuadra kosovare në raundin tjetër do të ballafaqohet me Shkupin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark