Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani sonte do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, shkruan Insajderi.
Ballkani dje ka udhëtuar për në Republikën Çeke ku do të përballet me Slavia Pragën në kuadër të xhiros së dytë në Grupin G.
Skuadra e trajnerit Ilir Daja e nisi me barazim ndaj CFR Cluj në Prishtinë, derisa synojnë të marrin rezultat pozitivë edhe në Pragë.
Vendasit që janë kampion në fuqi të Republikës Çeke janë favoritët e grupit dhe favorit në letër njëkohësisht përballë Ballkanit, ku kërkojnë tri pikët.
Dueli mes Slavia Pragës dhe Ballkanit zhvillohet në stadiumin Fortuna Arena dhe fillon nga ora 18:45.
Kujtojmë që pas ndeshjeve të xhiros së parë, Grupi G është i balancuar me katër skuadrat si Ballkani, Slavia Pragë, CFR Cluj e Sivaspor që kanë nga një pikë. /Insajderi/