×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani triumfon kundër Malishevës

    Insajderi
    24 September 2023 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, ka vazhduar me rezultate fantastike në elitën e futbollit të Kosovës.

    Ballkani ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Malishevës, në takimin e javës së 6-të.

    Therandasit deri me tani kanë 4 fitore e një barazim dhe një ndeshje me pak të luajtur.

    Mysafirët avancuan me golin e Hazrollajt në minutën e 7-të.

    Vendasit shpejt mobilizohen dhe përmbysin epërsinë e rivalit duke iu falënderuar golave të Halilit në minutën e 21-të dhe Gripshit në atë të 29-tën.

    Zyba në minutën e 75-të thelloi epërsinë në 3:1. Mysafirët kundërpërgjigjen shpejt përmes Aliut në minutën e 77-të, 3.2.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark