×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për vrasjen në tentativë në Lupç, katër të plagosur – pesë të arrestuar

    Insajderi
    02 May 2024 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen në tentativë që ndodhi dje në fshatin Lupç të Podujevës.

    Katër persona mbetën të plagosur – tre nga ta me armë zjarri, e një prej tyre me thikë.

    Derisa, në njoftimin e policisë bëhet e ditur se për këtë rast janë arrestuar pesë persona.

    Policia ka bastisur shtëpitë e të përfshirëve në këtë rast, ku njërit prej tyre i është gjetur dhe konfiskuar një armë.

    “Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë përplasur në mes veti, në rast është përdorur edhe armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar të kalibrit të vogël. Të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit, janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar, në njërën prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme, po ashtu janë konfiskuar edhe dy vetura”, thuhet në raportin e policisë.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark