Skuadra e Ballkanit sot shkruan historinë, pasi do të luajë ndeshjen e parë në arenën ndërkombëtare.
FC Ballkani, kampion i Kosovës në futboll do të luajë sonte ndaj ekipit lituanez, Zalgiris me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.
Ky ballafaqim do të zhvillohet në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Trajneri Ilir Daja ka gati skuadrën dhe me përvojën e tij synon të ketë sukses me klubin nga Theranda që luan për herë të parë në një ndeshje evropiane.
Kjo ndeshje transmetohet direkt në ArtSport1 dhe Klan Kosova.