Sulmuesi kontravers italian, Mario Balotelli është mburrur në rrjetet sociale duke treguar se është sërish i dashuruar.
Madje, ai ka zbuluar edhe identitetin e të dashurës së re.
Balotelli ka publikuar në “Instagram” një foto me Francesco Monti, e cila nuk është nga bota e showbizzit dhe duket se me të ka gjetur paqen.
“Dashuria është emocioni më i fortë dhe më i bukur që mund ta ndjeni. Kjo është arsyeja pse ju doni përgjithmonë”, shkroi “Super Mario”.
Ndryshe, sulmuesi i Adanasporit ka dy fëmijë, nga lidhjet me dy femra në të kaluarën.