Mario Balotelli i është përgjigjur raportimeve të rreme që pretendojnë se agjenti i tij, Mino Raiola ka vdekur dje.
Balotelli, i cili përfaqësohet nga Raiola, kritikoi raportet nga Italia që thuhej se 54-vjeçari vdiq pas një sëmundjeje të rëndë.
Ai shprehu zemërimin e tij në internet, duke thënë se mediat që ndanë raportet e diskutueshme duhet të kenë “turp”.
“Ti duhet të jesh i pari apo jo? Turp për ty dhe të të vijë turp seriozisht për edukimin, respektin, vlerat dhe përgjegjësitë tuaja”, shkroi Balotelli në “Instagram”.
Balotelli dhe Raiola kanë pasur një marrëdhënie pune për disa vite, me agjentin italian që menaxhoi lëvizjet e tij në Inter, Man City dhe më pas në AC Milan dhe Liverpool.