×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Bandit që shanë e ofendon” – eskalon situata në Kuvend Besnik Bislimi përplaset me deputetët e PDK-së

    Insajderi
    10 November 2022 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi e ka kritikuar Abelard Tahirin e PDK-së, duke thënë se e ka sharë, ofenduar e kërcënuar.

    Ai ka kërkuar që prokuroria të merret me të.

    Ish-ministri i drejtësisë, Deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për ministren Haxhiu, pasi u mbyll mikrofoni në stilin e një banditi që e vendos shurdhuesin e armës së tij u kthye nga unë dhe shprehu një sërë kërcënimesh, të cilat pastaj i shoqëroi me të shara dhe fyera nga ulësja e tij dhe do të ishte mirë që Prokuroria të merrej me këtë”, ka thënë Bislimi përcjell Insajderi.


    Pas kësaj ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu duke iu drejtuar Bislimit me fjalët “ti je bandit, idiot”, teksa kërkoi nga nënkryetarja Saranda Bogujevci të ndërhyjë sipas saj kur duhet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark