Kohë më parë, në Prishtinë u inauguruan ndërtesat e reja të banimit të konceptuara dhe krijuara nga investitorë gjerman dhe të emëruara me emrin ‘Rezidenca Gjermane’.
Në kuadër të planit rregullues të lagjes “Mati 1”, Rezidenca Gjermane ofron zgjidhjen ideale për banim në Prishtinë. Rezidenca Gjermane ofron atë që shumë e kërkojnë në kryeqytete dhe mundësi të shkëlqyera të banimit në vend të qetë, rehatshëm dhe shumë afër qendrë së kryeqytetit.
‘Materialet, markat dhe kompanitë e kontraktuara sigurojnë cilësi evropiane dhe gjermane të ndërtimit në qendër të Prishtinës deri sa mbikqyrja e punëve është bërë nga ekspertë nga Gjermania.’, thotë Dr. Kushtrim Shala, doktor i shkencave të mjekësisë në Gjermani.
Dr. Shala, bashkë me investitorin tjetër nga Gjermania – z. Christian Hammeke, janë siguruar që asnjë detaj të mos lihet anash, duke promovuar cilësi gjatë procesit të ndërtimit por edhe mbikqyrje të të gjitha proceseve nga ekspertë gjerman të ndërtimit dhe planifikimit hapsinor, gjatë gjithë kohës.
‘Të gjitha proceset, duke përfshirë dhe atë të procesit të ndërtimit por edhe të produktit final, janë të çertifikuara ndërkombëtarisht dhe të ndërtuara në parim me rregullat evropiane, respektivisht gjermane.’, thotë Dr. Shala gjatë bisedës. ‘Ndërtimi është bërë sipas standardeve Gjermane dhe Evropiane në pajtim me normat EC1 deri në EC8, DIN 277-3, Eohnungsbau-Normen (DIN).’, shton ai tutje gjatë bisedës.
Ndërtime të tilla, si ai i Rezidencës Gjermane, vlerësohen si ndërtime të menqura, ekologjike dhe të avansuara në kursimin e energjisë elektrike dhe me kosto minimale të shpenzimeve mujore.