×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Banesa e shtëpia luksoze e pasanikut Isni Jemini që i jepte misit 5 mijë euro pagë mujore

    Insajderi
    20 October 2023 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së djeshme u raportua për arrestimin dhe ndalimin e ish-miss Kosovës, Zana Berisha, nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore. 

    I dashuri i saj ishte biznesmeni Isni Jemini nga rajoni i Prizrenit, i cili dyshohet se ra pre e shantazhit dhe u detyrua t’i shkaktojë vetes dëm pasuror, në periudha të ndryshme, që nga viti 2021.

    Isni Jemini, nga mediat zvicerane është i pagëzuar si “mbret i gastronomisë në Zvicër”. Ai atje ka një lokal e që mban emrin pikërisht të Celinës, Pizzeria Celina.

    Ndërsa në Kosovë ai ka një shtëpi luksoze në Prizren dhe një banesë. Banesa e tij ka 400 metra katrorë dhe ka tri dhoma gjumi.

    Po ashtu edhe enterierit i është kushtuar rendësi e veçantë.

    Ndërsa shtëpia e tij ndodhet në fshatin Celinë.

    Lidhja e dashurisë mes ish-miss Kosovës dhe biznesmenit të njohur, përfundoi me përfitim të kundërligjshëm të pasurisë nga ana e Berishës, e cila arriti ta shantazhojë biznesmenin për dy vjet me radhë, duke e kërcënuar se do t’ia dëmtojë nderin dhe autoritetin e tyre.

    Po ashtu sipas dosjës së siguruar nga Kallxo.com në shtator të vitit 2022, derisa i dëmtuari ishte duke drekuar së bashku me shokun e tij A.R., në një në Prishtinë, e pandehura kërkon nga i dëmtuari shumën prej nga 5 mijë euro në muaj, që i dëmtuari mos të ketë pasoja në familje.

    Pra për 11 muaj sa dyshohet se ka zgjatur ky raport sa i “nxehtë” por edhe i ashpër mes tyre, biznesmeni i bie se ka dhënë 55 mijë euro.

    Në total, biznesmeni Jemini ka paguar rreth 175 mijë euro, duke përfshirë edhe blerjen e veturës, me kërcënime e shantazh.

    Këto janë vetëm disa nga rastet që dyshohet se kanë ndodhur dhe po hetohen nga Prokuroria Themelore në Prizren, e cila ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarës, në drejtim të veprës penale “Shantazhi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark