Fitimi rekord i Bankës Qendrore Zvicerane do ta bën atë kompaninë e dytë më fitimprurëse në botë, shkruajnë mediat vendore.
Pas gjigantit “Apple”, në vendin e dytë do të jetë Banka Qendrore Zvicerane me të ardhura rekord, përcjell albinfo.ch.
SNB pret që fitimi i saj në vitin 2017 të jetë 55 miliardë dollarë. Më shumë se banka zvicerane ka fituar vetëm “Apple” me 57.5 miliardë dollarë, sipas të dhënave nga “FactSet”.
SNB është në vendin e dytë në botë, derisa e para bankë në botë, kurse pas saj ka lënë edhe shumë kompani të mëdha botërore.
Renditja
Apple 57.5 miliardë dollarë
SNB 55
ICBC 43.5
Samsung 59.1
CCB 36.3
ABC 29.1
Microsoft 26.3
Banka e Kinës 26.2
JPMorgan 24.4
Alphabet 22.9