×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Banorët ankohen se zonja e Parë e Gjilanit bllokoi trotuarin me biznesin e saj” – e nervozuar ja çka i tha ajo Insajderit

    Insajderi
    22 September 2023 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorët e rrugës “Hamdi Kurteshi” në Gjilan janë ankuar për bllokim të trotuareve nga zonja e parë e Gjilanit. Sipas tyre bashkëshortja e kryetarit të Gjilanit, Alban Hysenit Gafure Spahiu-Hyseni ka bllokuar rrugën duke vendosur pisha para biznesit të saj.

    Gjithmonë sipas banorëve, këto pisha janë vendosur kundërligjshëm para biznesit të saj “Physiotherapy & BabySpa Smile”.

    Për këto akuza/ankesa të banorëve që kanë arritur në adresë të Insajderit, Gazeta ka kontaktuar vet pronaren e biznesit, Gafure Spahiu-Hyseni.

    Ajo ka thënë se nuk është përgjegjësi as e tyre e as e komunës për t’i vendosur pishat para biznesit të saj, teksa e nervozuar e ka mbyllur telefonin.

    Nuk është në përgjegjësinë tonë vendosja e pishave. Mundesh me ardhë më kontaktu me banorët e lagjes, nuk është as në përgjegjësi të komunës as në tonën. Kështu që faleminderit shumë, nuk kam kohë. Kalofshi mirë”, ka thënë ajo derisa e ka mbyllur telefonin.

    Insajderi ju sjell pamjet:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark