10:43 - 29 Korrik 2022

Banorët e lagjes Kodra e Trimave më konkretisht ata të rrugës “Xhemë Tërnavci”, janë ankuar për gjendjen sipas tyre të tmerrshme nga pa pastërtia që po lë kompania e pastrimit në lagjen e tyre.

Mbeturinat në këtë lagjen largohen çdo të premte.

Njëri nga banorët i tha Insajderit “mirë po largohen mbeturinat por qysh po lihet është katastrofë, nuk po guxojmë as fëmijët me i lanë me dal se po tutmi po infektohen”.

Një tjetër u shpreh se është ankuar edhe në komunë derisa ka kërkuar zgjidhje.

Gjendja po është edhe më rëndë në ditët me temperature edhe më të larta sepse kundërmimi po depërton edhe më shumë.

Insajderi ju sjell pamjet e lagjes gjatë momentit të largimit të mbeturinave, siç edhe shihet nga pamjet shihet kamioni teksa rrjedh lëngun e mbetjeve e rruga shihet tejet e përlyer.

Lidhur me këto ankesa Insajderi i është drejtuar komunës dhe kompanisë së pastrimit por deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.