×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Banorët e kësaj lagje në Prishtinë në hall me Komunën – tash e 4 muaj një gropë ka mbetur e hapur

    Insajderi
    26 August 2022 - 11:29

    Janë bërë 4 muaj që një gropë në rrugën “Xhavit Ahmeti” në kryeqytet po vazhdon të jetë e hapur. Banorët janë në hall, përveç vështirësive për këmbësorët edhe për veturat e tyre, sidomos në ditët me shi.

    Gropa është hapur nga njëri prej komshinjtë e kësaj lagje, i cili ka rregulluar shtëpinë e tij por që nuk është interesuar për dëmin që po shkakton për të tjerët.

    Banorët e kësaj lagje janë ankuar edhe në redaksi të Insajderit. Paraprakisht njoftuan se për këtë ankesë të tyre në dijeni është edhe Komuna e Prishtinës, por të njëjtit përveç hapjes së telefonatës në numrin zyrtarë të drejtorisë së Inspekcionit nuk kanë bërë asgjë.

    “Po po dalim e shohim, tash e qojmë ekipin”, citohet të ju kenë thënë por që askush deri tani nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim.

    Banori i cili ka dashur të mbesë anonim i tha Insajderi, se njëri nga komshinjtë ka punuar me shtëpinë e tij por tutje nuk është interesuar.

    “ Qajo e shtëpia e bardha që po shihet në video, pronari i kësaj shtëpie e ka hapur këtë gropë për të vendosur cevat për endje të ujit, por pasi ka mbarura vet punë me gropën e hapur më nuk është marrë, me gjasë nuk është ka i intereson për dëmin që mundet me na u shkaktu neve të tjerëve”, i ka thënë ky banor Insajderit.

    Gazeta Insajderi ka dërguar edhe pyetje në Komunën e Prishtinës, në dikasterin gjejgës por që nga e hëna nuk ka pranuar një përgjigje, se a do të rregullohet kjo gropë.

    Mbetët të shihet ditëve në vazhdim nëse ky problem për qytetarët e kësaj ane të Prishtinës do të rregullohet.

    Pamjet:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark