×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Banorët e lagjes Arbëri në hall të madh nga klubi i natës “Balle”: “Po na traumatizojnë”

    Insajderi
    15 November 2022 - 22:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e lagjes Arbëri janë ankuar se çdo të shtunë po përballen me zhurma. Ky shqetësim sipas tyre po vjen nga klubi i natës “Balle”. Përveç zhurmave që shkaktojnë, personat që e vizitojnë klubin e natës, banorëve po ua zënë edhe parkingjet.

    Këtë ankesë të një qytetari e ka publikuar faqja “Vrojtuesit e Lagjes Prishtinë”, bashkangjitur me një video.

    Në video shihen dy vajza duke folur me zë të lartë.

    Derisa njëra ngrit zërin “A po vjen me neve”, tjetra godet veturën me sa mundet.

    Çdo te shtune e kemi kete dhurate nga klubi i nates BALLE’s ne Arberi, le qe na i nxojne edhe parkingjet ne podrum po na traumatizojne ne 2-3 te nates me sjellje te tilla te njerzve te dehur, eshte shprehur nje Vrojtues” – shkruhet në njoftimin e faqes “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë.

    Pamjet:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark