×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e lagjes Kalabria do të mbeten 7 orë pa ujë

    Insajderi
    10 September 2018 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina sh.a.” njofton konsumatorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë se, sot duke filluar nga ora 23:00 e deri në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, gjithsej 7 orë do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

    Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në këtë lagje të kryeqytetit, janë punimet teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit (pilot projekti për reduktimin e humbjeve të ujit) ku testimi, kemi zgjedhur që të bëhet gjatë orëve të mesnatës për shkak që konsumatorët të mos e ndjejnë shumë mungesën e ujit të pijshëm.

    Ky testim po realizohet me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve të ujësjellësit të cilat u ofrohen konsumatorëve tanë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark