×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Banorët me peticion kundërshtojnë vendimin që rruga “Rexhep Luci” të kthehet në shesh

    Insajderi
    28 August 2023 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e rrugës “Rexhep Luci” në Prishtinë janë shprehur kundër vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që kjo rrugë të shndërrohet në shesh.

    Banorët kanë bërë peticion publik, ndërsa kanë thënë se vendimi është marrë pa u ndjekur procedurat dhe është kundërshtuar me nënshkrimin e 90 për qind të banorëve.

    “Në forma të ndryshme e kemi kundërshtuar bllokimin e rrugës ‘Rexhep Luci’ pa arsye dhe me këtë rast shumica e banorëve mbesin pa qasje të drejtpërdrejtë në rrugë. Kjo është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë, me ligjet në fuqi në Komunën e Prishtinës dhe në MAPL”, thuhet në ankesën e bërë nga banorët.

    Është thënë se vendimi do të kundërshtohet në çdo formë.

    Banorët e kësaj rruge kanë kërkuar që të kthehen hapësirat e gjelbëruara, duke dislokuar tarrasat e disa prej kafiterive. Po ashtu është kërkuar që të vendosur laura në vendparkingje në këtë rrugë dhe të shfrytëzohen nga banorët rezidentë, por të menaxhohet nga Prishtina Parking.

    “Kërkojmë nga autoritetet komunale që ushtrojnë ndikimin e tyre në kontrollin strikt të veprimtarisë hoteliere në lagjen tonë, me theks të veçantë zhurmën që shkaktohet nga këto biznese si dhe të respektohet orari i punës. Kërkojmë që para çdo vendimi në lidhje me rrugën ‘Rexhep Luci’ të zbatohet neni 69 i vetëqeverisjes lokale, në lidhje me dëgjimin publik, interesat e banorëve dhe vetëqeverisjen, ngase marrja e vendimit pa i zbatuar dispozitat ligjore do të ishte e kundërligjshme dhe për rrjedhojë e pavlefshme”, është thënë nga banorët.

    Po ashtu është thënë se shembull i keq i bllokimit të rrugëve në Prishtinë është edhe rruga “Xhorxh Bush” ajo te “Elena Gjika”.

    “Janë bërë pa asnjë studim të specializuar dhe nuk janë analizuar pasojat që sjellë për mirëqenien e jetës së qytetarëve në Prishtinë”, thuhet në ankesën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark