Skuadra kosovare Drita ka barazuar pa gola 0 me 0 ndaj Viktoria Plzen, në ndeshjen e parë të raundit të dytë në UEFA Conference League.
Skuadra vendase e dominoi tërë ndeshjen dhe kishte shumë raste të mira për shënim, por portieri i klubit kosovar, Smakiçi ishte nga më të mirët sonte.
Edhe skuadra e Dritës pati disa raste të mira shënimi, sidomos ajo e Dabiqaj në minutën e 86’të, por lojtari shqiptar gaboi nga afërsia e golit.
Ndeshja kthyese zhvillohet javën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.