×
  • Sport
  • Sport

    Barazim me “shije” të fitores – Drita e ndal Plzenin në shtëpi, kualifikimi vendoset në “Fadil Vokrri”

    Insajderi
    27 July 2023 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra kosovare Drita ka barazuar pa gola 0 me 0 ndaj Viktoria Plzen, në ndeshjen e parë të raundit të dytë në UEFA Conference League.

    Skuadra vendase e dominoi tërë ndeshjen dhe kishte shumë raste të mira për shënim, por portieri i klubit kosovar, Smakiçi ishte nga më të mirët sonte.

    Edhe skuadra e Dritës pati disa raste të mira shënimi, sidomos ajo e Dabiqaj në minutën e 86’të, por lojtari shqiptar gaboi nga afërsia e golit.

    Ndeshja kthyese zhvillohet javën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark