×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Barbaria e radhës” – gazetari Hoxha jep detaje për vrasjen e rojës në Top Channel

    Insajderi
    27 March 2023 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur tek Top Channel, ku nga breshëria e armëve mbeti i vrarë roja e godinës. Hoxha e ka cilësuar këtë ngjarje si barbaria e radhës.

    Ai shprehet se roja humbi jetën, para se të mbërrinte në spitalin e Traumës në Laprakë. Më tej gazetari shkruan se është qëlluar në drejtim të fasadës ballore të godinës së Top Channel.

    Barbaria e radhës. Një tjetër shqiptar krejtësisht i pafajshëm, humb jetën nga breshëritë e kallashnikovit në vendrojen e Top Channel, ku shërbente si polic privat për 300 mije lekë në muaj…

    Pal Kola, 60 vjeç, mbeti i plagosur rëndë në oborrin e Tv Top Channel, pasi drejt tij u hap zjarr me breshëri nga një automjet tip “Range Rover’, me targa të vjedhura.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark