Barcelona e ka rikthyer interesimin për Robert Lewandowskin. Gjiganti katalunas ishte ftohur javën e kaluar pasi Bayern Munichu kërkoi nga ky klub të qëndronte larg sulmuesit polak.
Mirëpo, “Blaugrana” nuk e kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga veterani i sulmit.
Oferta e fundit e tyre prej 40 milionë eurosh plus bonuese nuk e ka bindur gjigantin bavarez, i cili e mban me kontratë lojtarin deri në vitin 2023.
Sipas mediumit gjerman “Sport Bild”, ka mundësi që Bayerni ta ulë çmimin dhe ta pranojë një ofertë eventuale prej 50 milionë eurosh për dy herë futbollistin më të mirë në botë të shpallur nga FIFA.
Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit e ka me nguti transferimin në “Camp Nou” pasi dëshiron të jetë i gatshëm për fazën përgatitore nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez.
Nga ana tjetër, Bayerni do ta nisë fazën përgatitore më 12 korrik pasi nuk do të pranojë të stërvisë me ekipin.
Kjo pasi ai nuk e sheh më veten si lojtar i bavarezëve teksa po e kërkon një eksperiencë të re dhe thuhet se ëndërr e tij kamotshme është transferimi në Barcelonë.