×
  • Sport
  • Sport

    Barça fiton me spektakël “festivalin” e golave

    Insajderi
    10 April 2024 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ishte padyshim një mbrëmje “magjike”, në një qytet “magjik”, siç është edhe Parisi. “Katalanasit” e Barcelona arritën një fitore të madhe, në “qytetin e dritave”, me djemtë e teknikut, Xavi, që mundi me rezultatin e ngushtë, 2 me 3, “gjigantët” e PSG, në sfidën e parë çerekfinale, të UEFA Champions League, të zhvilluar në “Parc des Princes”.

    Padyshim më i miri i mbrëmjes ishte “ylli” brazilian Raphinha, i cili realizoi një dopietë në minutat 37’ e 62’, teksa i ndihmuar nga shoku i tij i skuadrës, Andreas Christensen, me rrjetën e tij, në të 77’-tën nxorrën të pavlefshëm golat e dyshes Demebele-Vitina, gola që erdhën në fillimin e fraksionit të dytë të sfidës, duke dhuruar kështu spektakël, për të pranishmit, në mitikun francez.

    Tashmë e vetmja gjë, që ndan “Blaugranat” me gjysmëfinalen e UEFA Champions League është përballja e kthimit, mes këtyre dy skuadrave, teksa mbrëmjen e 16 prillit, kampionët në fuqi të La Liga presin “gjigantët” francezë, në “Estadi Olimpic Lluis Companys”, për të siguruar përfundimisht “biletën” e raundit të radhës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark