Barcelona ka përgatitur gjithçka për arritjen e qendërmbrojtësit francez, Jules Kounde.
Katalunasit ua kanë ofruar tifozëve mundësinë që ta blejnë fanellën e klubit me emrin e tij të shkruar në të, akoma pa e zyrtarizuar transferimin – shkruan Marca.
Kjo ka qenë e mundur vetëm për disa minuta, mirëpo shumë media kanë raportuar se Barca dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje në lidhje me lojtarin.
Chelsea kishte bërë ofertë më të mirë dhe pagë më të lartë për Kounde, mirëpo Xavi kishte qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me futbollistin dhe e ka bindur që të shkojë në Camp Nou.
Tashmë është vetëm çështje kohe kur Barcelona do ta zyrtarizojë transferimin e 23-vjeçarit.