Barcelona raportohet se ka rritur ofertën për yllin e Leeds Unitedit, Raphinhna.
Sipas asaj që raporton “Sport”, Leeds hodhi poshtë ofertën e tyre fillestare prej 35 milion euro, kështu që pala spanjolle është e gatshme të paguajë 40 milion euro përpara me dhjetë milion euro në bonuse në një përpjekje për t’i bindur ata që ta lënë brazilianin të largohet.
Gjigandi spanjoll shpreson të bindë skuadrën angleze se nuk ka nevojë të shesë.
Ekipi blaugrana është shumë i interesuar për sulmuesin brazilian, i cili e sheh mundësinë që të vishet blaugrana si shumë favorizuese.
“Sport” pak ditë më parë raportoi për një ofertë të parë prej 35 milionë euro. Tani, Barça është e gatshme të rritë ofertën deri në 50 milionë euro duke përfshirë variablat.
Në klub po shpresojnë që Deco, ish-futbollisti i Barcelonës njëkohësisht edhe agjenti i lojtarit mund të bëjë presion dhe të bindë bordin e Leeds për të negociuar me Barçën.