Barcelona ka njoftuar se gjithçka ka shkuar sipas planit për portierin gjerman Marc-Andre ter Stegen, pasi ai fluturoi në Bordeaux për një operacion në shpinë.
Ter Stegen kishte vuajtur nga dhimbja kronike e shpinës javët e fundit dhe pasi fillimisht shpresonte se do të largohej vetë, vendosi t’i nënshtrohej një operacioni.
Klubi katalunas nuk ka dhënë shumë detaje për operacionin e 31 vjeçarit.
“Lojtari i ekipit të parë, Marc ter Stegen, i është nënshtruar me sukses një operacioni për problemet e tij në pjesën e poshtme të shpinës. Procedura u krye nga Dr. Amelie Leglise nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Klubit, në Klinikën Sportive Bordeux Merignac. Ai është jashtë dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij”, thuhet në njoftim.
Nuk është bërë e qartë nga klubi se cili është problemi i saktë, apo sa kohë do të jetë jashtë.