×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Barcelona dhe Real Madrid deklarohen pas vendimit për Superligën Evropiane

    Insajderi
    21 December 2023 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) e kanë mirëpritur Barcelona e Real Madridi. Dy skuadrat e mëdha spanjolle kanë dalur me deklarata duke mirëpritur këtë vendim.

    Dy gjigantët spanjollë ishin klubet e vetme që i qëndruan deri në fund këtij projekti dhe si shpërblim pritet të marrin rreth 1 miliard euro.

    “FC Barcelona dëshiron të shprehë kënaqësinë e saj me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (CJEU) në të cilin është miratuar projekti i Superligës i propozuar nga A22 Sports. Si një nga subjektet që promovon Superligën, FC Barcelona konsideron se vendimi hap rrugën për një kompeticion të ri futbolli të nivelit të lartë në Evropë duke demonstruar kundër figurës së monopolit në botën e futbollit dhe dëshiron të ofrojë një propozim për dialog se cili duhet të jetë modeli i konkurrencës evropiane” thuhet në deklarimin e Barcelonës.

    “Ne e mirëpresim vendimin e GJED-së. Në ditët në vijim do të studiojmë me kujdes shtrirjen e kësaj, me rëndësi të madhe historike. Futbolli evropian nuk do të jetë kurrë monopol dhe nga sot klubet do të jenë zotër të fatit të tyre. Ne e shohim veten të aftë për të promovuar garat që konsiderojmë. Europa e lirive ka triumfuar” thuhet në reagimin e Real Madridit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark