Atletico Madrid huazoi Antoine Griezmann nga Barcelona për dy vjet në vitin 2021 me një opsion për ta nënshkruar atë përgjithmonë nëse luan një numër të caktuar minutash. Atletico pagoi vetëm 20 milionë euro për ta nënshkruar atë përgjithmonë.
Së fundmi, gazetari Fernando Polo tha se Barcelona tani do të përdorë të njëjtën formulë të Griezmannit për të transferuar Felixin në Camp Nou.
Barça do t’i ofrojnë 30-40 milionë euro për transferimin e Griezmann, por nëse refuzojnë do të bëjnë presion për një huazim të sulmuesit për një vit. Kjo do të bënte që Felix të kalonte dy vjet në huazim tek blaugranët.
Barcelona will negotiate with Atléti for João Felix as they did with Griezmann. A low offer of around €30m-€40m could be submitted.
— Barça Universal (@BarcaUniversal) December 7, 2023
— @mundodeportivo pic.twitter.com/YXLbAYl51E