×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bardhyl Mahmuti dëshmon në gjykimin ndaj Pjetër Shalës

    Insajderi
    20 September 2023 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Speciale në rastin ndaj Pjetër Shalës ka dhënë dëshminë e tij Bardhyl Mahmuti, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në cilësinë e dëshmitarit.

    Ai është duke dëshmuar pa masa mbrojtëse dhe po përgjigjet në pyetjet e avokatit Jean-Louis Gilissen.

    Nga ana e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Mappie Veldt-Foglia është dhënë një udhëzim për dëshmitarin Mahmuti në sesion privat.

    Seanca po vazhdon në sesion publik, ku mbrojtja synon që për tri orë ta përfundojë marrjen e tij në pyetje.

    Paraprakisht, gjykatësja Mappie Veldt-Foglia ka dhënë disa urdhra dhe udhëzime për vazhdimin e procedurës në këtë çështje.

    Ajo ka urdhëruar mbrojtjen që të shkurtojë kohëzgjatjen për marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve, duke i lejuar kështu mbrojtjes 31.5 orë për marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark