Komuna e Prishtinës, konkretisht Lagjja Mati 1, shumë shpejtë do të jetë një prej lagjeve me atraktive për banorët. Pas një kohe të gjatë pune dhe angazhim, kompania liderë e ndërtimit në Kosovë, “Baruti Group”, po krijon “Kompleksin Erta” në kryeqytet.
Që nga përfundimi i luftës, Prishtina ka regjistruar një rritje dukshëm të madhe demografike me një kërkesë për ndërtesa banesore dhe komerciale.
Pas analizave të shumta që janë bërë, është ardhur në përfundim që Prishtina ka nevojë për një planifikim të besueshëm dhe kushte të qëndrueshme të investimeve për ndërtimin e ndërtesave të banimit.
Kompleksi Erta i bazuar në standarde të larta ndërtimore, para vetës ka qëllim që ndërtesat të jenë unike, si për nga aspekti ndërtimorë po ashtu edhe për nga organizimi i brendshëm.
Si i tillë, Kompleksi Erta i cili ndodhet larg zhurmës dhe njëkohësisht shumë afër qendrës së qytetit, ka hapësirë prej 50.000m², ka një strukturë unike në llojin e vetë të banimit duke u organizuar në vetëm 5 kate banimi, që do të thotë se është menduar edhe për qetësinë kolektive.
Hapësira gjelbëruese është e bollshme brenda këtij kompleksi, duke zënë një hapësirë mbi 70%, ku ofron shumë mundësi për rekreativitete të ndryshme për të rritur si dhe hapësira për lodra për më të vegjlit tan.
Parkimi i veturës suaj nuk do të jetë shqetësim për ju, pasi që brenda kompleksit janë krijuar hapësira të shumta parkingjesh publike, enkas atyre private të cilat mund t’i bëni tuajat vetëm për veturën tuaj.
Veçantia e Kompleksit Erta nuk përfundon këtu. Ajo që e karakterizon më së shumti këtë kompleks dhe rritë kërkesat e blerësve është cilësia e lartë e ndërtimit, ku materialet ndërtimore janë nga kompanitë e certifikuara për cilësi në vendet e zhvilluara.
Muret e ndërtesave janë 30cm të gjëra, duke garantuar një izolim të nivelit të lartë termik. Kurse, nivelizimi i dyshemesë është dy shtresorë, shtesa e parë është me anë të stiroporit të bluar, kurse shtresa e dytë është me zall të paraparë për izolim, e tërë kjo është bërë për shkak të parandalimit të zhurmave kolektive që i kanë karakterizuar ndërtimet e më hershme, e në Kompleksin Erta një gjë e tillë nuk ndodh sepse izolimet akustike janë mirë të parandaluara.
Për të siguruar një qetësi absolute inxhinierët e këtij kompleksi kanë menduar edhe për gypat e kanalizimit, duke i instaluar ata të tipit Silent, që do të thotë të pa zhurmshëm. Ju nuk do të dëgjoni me zhurmën e ujit që dikush nga komshinjtë mund ta ketë lëshuar, gjithçka do të jetë në qetësi të plotë akustike.
Ndriçimi natyral i ndërtesave të Kompleksit Erta është shumë i lartë, pasi që arkitektet janë përkujdesur që banesat të kenë dritare të shumta. Dritaret të cilat janë në objektet e këtij kompleksi krijojnë izolim shumë të mirë termik, prandaj nuk e lejojnë të nxehtin që të dalë jashtë, gjithashtu të ftohtit nuk mund të hyj brenda në banesë.
Instalimi i rrymës elektrike është një tjetër përparësi e Kompleksit Erta. Rryma është e instaluar në atë mënyrë që të funksionojë më atë të një kartele në formë të kartave bankare, ku përmes saj ju mund të bëni organizimin e gjërave të cilat doni t’i lini të kyçura në sistemin elektrik dhe cilat doni t’i ç’kyçni nga sistemi elektrik, kur ju të mos ndodheni në banesë.
Zilja e derës së banesës suaj gjithashtu ka një specifik të veçantë, përveç që është voicephone gjithashtu do të jetë edhe videophone, që mysafirët tuaj ju mund t’i shihni edhe nga banesa juaj përmes ekranit të videophone dhe gjithashtu do të keni qasje në hapjen dhe mbylljen e derës së përgjithshme të ndërtesës nga banesa juaj.
Ky kompleks është i ndërtuar në njërën nga lagjet më të mira të kryeqytetit, në pjesën më të preferuar të momentit nga shumë qytetarë.Kompleksi Erta ka afër dy shkolla, qendrën e mjekësisë familjare si dhe shumë markete të mëdha, gjithashtu ka qarkullim të shpeshtë të autobusit urban. Duke e plotësuar kështu në së cilin detaj jetesën tuaj brenda këtij kompleksi.
Për të lehtësuar blerjen e banesave në këtë kompleks madhështor, Baruti Group ka menduar edhe për këtë pjesë, duke lidhur marrëveshje me NLB Bankën. Ku me ç’ rast ofron mundësin e blerjes së banesës me kredi deri në 20 vite, me normë preferenciale, ndërsa hipotekë mbetet vetëm banesa që e blini. Oferta vlen për banorët rezident në Kosovë gjithashtu edhe për bashkatdhetarët nga diaspora.
Në Kompleksin Erta gjithçka është më e bukur, bëjë zgjedhjen tuaj për banesën që tash e sa kohë e keni ëndërruar!
Ëndrrat tuaja, ndërtimi jonë !
Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin:
+383 44 637 637