Nuk është në planet e Basel, Zeqiri rikthehet te Brighton.
Basel bëri të ditur se Andi Zeqiri nuk do të jetë më pjesë e tyre sezonin e ardhshëm.
Në një njoftim për mediet klubi i Basel thekson se nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së sulmuesit me origjinë shqiptare.
Kështu pas një sezoni në Basel, 23-vjeçari do duhet të rikthehet te Brighton, klub që ka në pronësi kartonin e Zeqirit.