×
  • Lajme
  • Insajderi

    Basha: Në dy shkollat e SHBA-së mësova të shkruaja e të lexoja, në Kosovë bënim hartime

    Insajderi
    12 September 2022 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka thënë se në fakultetet e SHBA-së që ka studiuar ka mësuar të mësoj e të lexoj, madje edhe për filozofinë.

    Ai tha se Kurti nuk e ka marrur atë për shkak të shkollës së mesme.

    ‘Kryeministri Kurti nuk më ka marrë mua për shkak të shkollës së mesme. Unë nuk mujë me thanë që vlera dhe kapicetit jem intelektual është si pasojë i shkollës së mesme. Unë po të kallxoj që në shkollë të mesme, asnjë sen. Na kemi shku aty me fletore edhe i kemi majtë ka dy tri orë. Dy shkolla i kam kryer në Amerikë”, shtoi më tej Basha në Kanal 10.

    Basha ka theksuar se gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm në Kosovë nuk ka mësuar asnjë gjë.

    ‘Në SHBA përkatësisht në New York kemi mësu edhe me shkru edhe me mendu, aty e kam mësuar edhe filozofinë edhe me qenë mendje hapur ndaj temave të ndryshme. Na kemi bërë hartime në Kosovë, dhe kur kam shku atje këto s’kanë vlejtë asgjë”, tha Basha në Prime Time.

    Derisa ka shtuar se në SHBA ka kryer dy shkolla.

     “Në The Neë School for Public Engagment, është shkollë privat ku kam marrë bursë 55 mijë dollarë burs, për shkak të notave të mira që kam pasur në fakultet. Ndërsa magjistratura ka kushtuar dikun përmbi 70 mijë dollarë”, tha Basha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark