×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Basha: Paret e tatimit në pronë i marrin komunat e jo qeveria

    Insajderi
    24 January 2023 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka bërë një postim në Facebook në të cilin shfajëson Qeverinë për rritjen e tatimit në pronë.

    Ai ka postuar një reagim në të cilin thotë se problemi ka qenë që “shumica e pronave kanë qenë të nënvlerësuara” më herët.

    “Më shkurt, deri tash ka pagu tatim për 20,000€, kurse tash kur paguan për 30,000€ sigurisht se rritet obligimi, dhe kjo për shkak se është rritë vlera e apartamentit, por jo rritja e tatimit”, është shprehur deputeti.

    Ai ka shtuar se mjetet që do të mblidhen nga tatimi në pronë do të shkojnë në buxhetin e komunave, por jo në buxhetin e Qeverisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark