×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Basha: Shpresojmë të marrim lajme të mira mbi pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës

    Insajderi
    24 April 2023 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot pritet që Komiteti i Ministrave ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Së bashku me delegacionin e Kosovës në mbledhjen e këtij Komiteti do të marrë pjesë edhe deputeti i PD-së, Lulzim Basha.

    Ai ka postuar një foto me deputetin e AAK-së, Besnik Tahirin dhe deputetin e LDK-së, Arben Gashi.

    “Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës me Arben Gashi dhe Besnik Tahiri, me shpresën se sot do të kemi lajm të mirë nga Komiteti i Ministrave që sot vendos mbi pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës”, ka shkruajtur Basha në facebook./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark