Insajderi
Lajme

Bashkatdhetari largon fotografinë e Rugovës nga Kuvendi

Insajderi
22 July 2016 - 12:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një bashkëatëdhetar ka larguar fotografinë e presidentit historik Ibrahim Rugova nga holli i ndërtesë së Kuvendit të Kosovës.

Insajderi merr vesh se pas këtij veprimi ka ndërhyrë sigurimi i Kuvendit.

Nërkohë ka reaguar edhe kryeparlamentari Veseli duke e dënuar këtë incident.
“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kujdesen për sigurinë në Kuvend, kanë reaguar menjëherë dhe pas kryerjes së hetimeve të nevojshme, fotografia e ish-presidentit Rugova është kthyer në vendin e saj”, thuhet në reagimin e kryeparlamentarit.

“Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i hapur për vizita nga të gjithë bashkatdhetarët tanë, por kërkon nga të gjithë vizitorët që gjatë qëndrimit në mjediset e Kuvendit, të respektojnë normat e sjelljes”, shkruan më tej në komunikatë.

Ai këtë veprim e ka bërë në kuadër të vizitës në Kuvendin e Kosovës i cili për dy ditë radhazi i ka hapur dyert për diasporën. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark