×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëpartiakja e Martin Berishës gjenë kohë për t’i kritikuar mediat për mungesë të emisioneve edukative

    Insajderi
    21 January 2024 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar mediat për publikimin e pamjeve nga momenti i sulmit brutal ndaj 18 vjeçarit, Lulzim Zejnullahu nga Podujeva i cili vdiq disa ditë më pas.

    Përmes një statusi në Facebook, ministrja Haxhiu, duke bërë thirrje që ky lajm të tërheq alarm institucional për edukimin e fëmijëve, kritikon edhe mediat për mungesë të emisioneve edukative e emancipuese, shkruan Insajderi.

    Tutje, ministrja  kërkon që dorasit të marrin dënimin e merituar.

    Statusi i plotë:

    Vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij është ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme.

    Kjo ngjarje tronditëse prekë në ndërgjegjet tona qytetare dhe tërheqë alarm institucional, për edukim të mirëfillt të fëmijëve.

    Sikur ky lajm të mos mjaftonte, disa media publikuan edhe pamjet brutale të këtij akti, pamje të cilat nuk mund të jenë të dobishme për askë veçse për Pokurorinë.

    Nga njëra anë mungesë e theksueshme e emisioneve edukative, emancipuese, dhe në anën tjetër me nxitim shpërndarje të pamjeve të dhunës e vrasjeve. Kjo nuk është në rregull dhe si e tillë nuk mund të pranohet.

    Për vrasjen e Lulzimit drejtësia duhet të veprojë dhe dorasët duhet të marrin dënimet e meritore.

    I ndjeri Lulzimi, u prehtë në paqe!

    Ngushëllime familjarëve dhe shoqërisë së tij!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark