×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bashkëshortja e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje punësohet në QKUK

    Insajderi
    21 December 2022 - 12:17

    Bashkëshortja e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Baton Kelmendi, është punësuar në QKUK. Kelmendi në të kaluarën e akuzonte SHSKUK-në për politizim brutal kur MSH udhëhiqej nga PDK-ja.

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar procedurat e rekrutimit për punësimin e tre specialistëve të pediatrisë për Klinikën e Pediatrisë.

    Nga gjashtë kandidatë, tre prej tyre e kanë përfunduar me sukses rekrutimin. E para në listën e pranimit në këtë konkurs A.K. me 84.46 pikë, shkruan Gazeta Shneta.

    Kandidatja në fjalë është bashkëshortja e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Baton Kelmendi, i cili është edhe pjesë e Komitetit për Shëndetësi në këtë parti. Kelmendi nuk i është përgjigjur pyetjeve të Gazetës nëse pozicioni i tij politik ka ndikuar në punësimin e bashkëshortes. Për këtë çështje nuk ka folur as bashkëshortja e tij në disa pyetje të dërguara përmes rrjeteve sociale.

    Kelmendi në të kaluarën ka qenë një nga kritikët ndaj menaxhimit të SHSKUK-së dhe ndikimeve politike. Në një konferencë të mbajtur në cilësinë e anëtarit të Komitetit të LVV-së në gusht të vitit 2019, Kelmendi kishte deklaruar se SHSKUK është shndërruar në zyre të PDK-së.

    “Drejtoria dhe bordi ka bërë partizim brutal në SHSKUK. Ky fenomen ka mbërritur kulmin aktualisht. Një ndër arsyet e dështimeve të shumta është mungesa e plotë e kritereve profesionale dhe etike të këtyre personazheve. Ndërtesa e administratës së SHSKUK më shumë i përngjan zyrës lokale të PDK-së për lagjen e spitalit se sa një institucioni përgjegjës për të vetmen Qendër Klinike Universitare në vend, dhe të gjitha spitaleve rajonale të Kosoves”, kishte thënë Kelmendi atë kohë kur MSH udhëhiqej nga ministri i PDK-së dhe SHSKUK nga ish-drejtori Basri Sejdiu.

    Ndryshe Kelmendi është parë në një ndejë bashkë me ud.drejtoreshën e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi, vetëm disa ditë pasi kjo e fundit e mori detyrën.

    Kelmendi është anëtarësuar në LVV në shtator të vitit 2018. Anëtarësimin e tij e kishte bërë publike kryetari i partisë dhe kryeministri i tanishëm Albin Kurti.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark