Bashkëshortja e futbollistit Granit Xhaka, Leonita Lekaj, feston ditëlindjen.
Dhe sigurisht urimin më të veçantë ajo e mori nga bashkëshorti i saj. Ylli shqiptar ka shpërndarë disa foto në InstaStory, me anë të të cilave ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për gruan.
“Zemra ime. Je personi me zemrën më të mirë që kam takuar ndonjëherë. E meriton për çdo gjë të mrekullueshme që ka ndodhur në jetën tënde”, shkruan ai.
“Për një burrë me sukses gjithmonë fshihet një partnere e mrekullueshme. Të dua përgjithmonë”, vazhdoi Xhaka.