Ish-ministri i jashtëm i ish-Jugosllavisë nga koha e Sllobodan Millosheviqit, dhe një nga bashkëpunëtorët dhe bashkëveprimtarët më të ngusht të tij, Vlladislav Jovanoviq ka thënë për Kosovo Online se deklarata e Daniel Serverit se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përpiqet të ndërtojë një Serbi të Madhe tregon se “sa i madh është mjerimi i atyre që i kanë bërë keq Serbisë për 30 vjet, gjë që nuk mund të vazhdojnë ta bëjnë më”.
“Zëri i këtij Serveri nga e kaluara nuk është aspak i rëndësishëm. Ai vetëm tregon se sa i madh është mjerimi i atyre që u kanë bërë keq serbëve dhe Serbisë për 30 vjet e që nuk mund të vazhdojnë më të bëjnë, veçanërisht pasi Serbia tani është në një pozicion krejtësisht të tjetër e që Amerika zyrtare duhet të shohë këtë, të pranojë pjesërisht ose plotësisht dhe të krijojë forma bashkëpunimi me Serbinë e tillë”, deklaruar Jovanoviqi.
“Serveri duhet të “fshihet” kur diskutohet mbi politikën aktuale, sepse ai është një njeri i të kaluarës së thellë, i ngarkuar me idetë e tij nga ajo kohë, të cilat tani po përpiqet t’i përfshijë në situatën e re”, ka thënë Jovanoviq i cili vet është fshirë nga politika dhe nga gjithë funksionet në Serbi pas arrestimit të shefit të tij Sllobodan Millosheviq.
Ai pëkujton se si ish-presidenti i SHBA Donald Trump ka përmendur nevojën për forcimin ekonomik me Serbinë.
“Ai ka dërguar DFC, një institucion që duhet të ndihmojë në financimin e rajonit dhe Serbisë. Dhe ka politikanë të tjerë në Shtetet e Bashkuara që përdorin një gjuhë më të moderuar dhe i drejtohen me shumë konsideratë Serbisë, në mënyrë që të mos e ofendojnë Serbinë, madje edhe nëse ata kanë qëndrim ndryshe nga Serbia dhe duan ta detyrojnë Serbinë të pranojë situatën e re në Kosovë, domethënë të pranojë shtetin e tyre të ri të Kosovës”, ka pretenduar Jovanoviq.
Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe njohës i mirë i rrethanave në Ballkan, Daniel Server, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet të ndërtojë një Serbi të Madhe duke kryer fushata agresive në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë./Insajderi.org.