×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Bashkimi Evropian ligje të reja për ndëshkimin e sulmeve kibernetike

    Insajderi
    18 May 2019 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Korniza i mundëson BE-së të ndërmarrë masa shtrënguese për të penguar dhe reaguar ndaj sulmeve kibernetike”, thuhet në deklaratën e ministrave.

    Bashkimi Evropian miratoi një mjet të ri ligjor për të ndëshkuar ata që gjenden përgjegjës për sulme kibernetike në vendet anëtare të bllokut, si dhe në vendet e treta dhe në organizatat ndërkombëtare.

    Ministrat e Financave të BE-së, gjatë takimit në Bruksel të premten, e miratuan regjimin e sanksioneve që i mundëson bllokut 28-anëtarësh të ngrijë asete dhe të vendosë ndalesa udhëtimi për individët, kompanitë dhe organet shtetërore jashtë bllokut, që janë të përfshira në sulme kibernetike shkruan REL.

    “Korniza i mundëson BE-së të ndërmarrë masa shtrënguese për të penguar dhe reaguar ndaj sulmeve kibernetike”, thuhet në deklaratën e ministrave.

    Sipas së njëjtës, sanksionet do të merren parasysh nëse një sulm kibernetik ka “ndikim të rëndësishëm” në cakun e tij.

    Zyrtarët evropianë janë në gjendje gatishmërie për të minuar çdo përpjekje për të dëmtuar zgjedhjet në Parlamentin Evropian, që do të mbahen më 23-26 maj, përmes fushatave të dezinformimit apo sulmeve kibernetike.

    Zyrtarët e kanë akuzuar Rusinë për disa fushata piraterimi kundër Perëndimit, por Moska e ka mohuar përfshirjen në to.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark