×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Basketbollistët e Kosovës vizitojnë Qendrën Nacionale të basketbollit

    Insajderi
    11 November 2021 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Nacionale e Basketbollit, e para dhe e vetmja në vendin tonë, e themeluar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) po vazhdon punën pandërprerë, me qëllim, zhvillimin e lojtarëve të rinj.

    Në këtë Qendër, janë grumbulluar 16 basketbollistë nga e tërë Kosova, ku stërviten dy herë në ditë dhe janë akomoduar në Prishtinë, kurse gjatë fundjavës luajnë me klubet e tyre, përcjell FrontOnline.

    Basketbollistët U15 i kanë vizituar basketbollistët e Kosovës, Erjon Kastrati, Gëzim Morina dhe Drilon Hajrizi.

    Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova duke bërë prezantimin e tyre para lojtarëve të rinj, ju ka uruar shumë suksese, dhe i ka motivuar që të vazhdojnë të punojnë dhe të mos ndalen për të arritur synimet e tyre në karrierë.

    Hajrizi ka thënë se këto kushte nuk i kanë pasur ata më herët dhe ky është një motiv për lojtarët që të stërviten maksimalisht, që një ditë të jenë basketbollistë të suksesshëm.

    Morina ka shtuar se, është i lumtur që FBK ka nisur një projekt të tillë, ku mund të dalin shumë lojtarë për të ardhmen e basketbollit të Kosovës. Sipas tij, Kosova ka pasur nevojë për një Qendër Nacionale, derisa nënvizoi se lojtarët tashmë kanë kushte të mira dhe duhet vetëm punë për suksese.

    Kastrati para basketbollistëve të rinj theksoi se ata kanë përkrahjen nga Federata dhe shteti për zhvillimin e tyre, andaj i ka porositur që të punojnë intensivisht, por njëkohësisht të mos lënë anash as shkollimin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark