Dje në Prishtinë, më saktësisht ‘Te Qafa’ një mashkull rreth 25 vjeç ka sulmuar disa qytetarë, dhe po i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Personi që ka sulmuar dje disa qytetarë në Prishtinë më saktësisht ‘Te Qafa’, është basketbollist i klubit të Rahovecit, Makol Mawien.
Zëdhensja e Policisë, Flora Ahmeti, për Insajderin e ka konfirmuar se Mawien është liruar me procedurë të rregullt.
“Personi në fjalë, shtetas i huaj mashkull 25 vjeç, është arrestuar për veprat vjedhje dhe lëndim trupor. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.
Mawien u bë pjesë e KB Rahoveci në mars të këtij viti. Më parë ai ka luajtur në Arabinë Saudite tek ekipi Al-Nassr dhe ka pasur një mesatare prej 21 pikëve e 13 kërcimeve për ndeshje. Ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e ekipit elitar të Ukrainës, Zaporizhye ku regjistroi vetëm katër paraqitje.