×
  • Sport
  • Sport

    Basketbollisti i njohur i NBA-së arrestohet për dhunë familjare

    Insajderi
    21 February 2023 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Basketbollisti i skuadrës së Minnesota Timbervolvs, Bryn Forbs, është arrestuar nga policia e San Antonio, pasi është akuzuar për dhunë në familje. Sipas një raporti të përpiluar nga policia, që ka marrë një thirrje për ndihmë, ai ka goditur personin me të cilën bashkëjetonte. Bëhet fjalë për Elsa Jean, një ish-aktore e filmave “hot”, që ka përfunduar me sytë e nxirë.

    Lojtari, pasi ka përfunduar në rajon për sqarime është akuzuar për dhunë në familje dhe më pas është lënë i lirë, pasi ka paguar një gjobë. Gjithsesi, hetimet vazhdojnë dhe pritet që 29-vjeçari të dalë para një gjykatësi muajin tjetër.

    Forbes kishte pak kohë që po shoqërohej me një vajzë, e cila më pas e ka akuzuar për dhunë, pasi është qëlluar disa herë në fytyrë nga basketbollisti i Minesota-s. Të parët kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse dhe më pas ato të policisë, që kanë shoqëruar lojtarin në rajon.

    Ndërkohë që, vajza është shoqëruar në spital për mjekime. Në karrierën e tij, Bryn Forbs ka luajtur në NBA edhe me skuadrat e San Antonio, Milluoki dhe Denveri, ndërkohë që aktualisht është lënë i lirë nga Minesota.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark