×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bastisen tetë lokacione në Leposaviq, dyshohet për mall të kontrabanduar

    Insajderi
    27 December 2023 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bastisur sot të paktën tetë lokacione në Leposaviq, nën dyshimin për mall të kontrabanduar.

    Zëvendësdrejtori i Policisë për këtë rajon, Veton Elshani, ka konfirmuar për Insajderin se dy nga këto biznese kanë qenë të regjistruara, ndërsa gjashtë të tjera jo.

    Bastisjet kanë ndodhur në Soqanicë, Kamen dhe Leshak të Leposaviqit, nën dyshimin për mall të kontrabanduar me ç’ rast në bastisje janë thirrur edhe njësiti anti-kontrabandë i Doganës, Krimet Ekonomike dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

    Elshani më tej ka njoftuar se nuk ka të arrestuar.

    “I lusim qytetarët e veriut të Kosovës që t’i regjistrojnë bizneset e tyre dhe mos të vënë në qarkullim mallra të kontrabanduara pasi që pasojat juridike për ta janë të mëdha”, ka bërë thirrje më tej ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark